Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me mbi 33 kg marijuanë në makinë, arrestohet 59-vjeçari shqiptar në Greqi


Mbi 33 kg marijuanë janë kapur në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia greke në zonën e Kosturit.

Një 59-vjeçar shqiptar është ndaluar në kufi, ndërsa brenda mjetit ku udhëtonte u gjeten dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 30 pako me 33.2 kg marijuanë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe 1 celular dhe 1 karte SIM.