Vendosni fjalën kyçe....

A po gënjen Kina? Del audioja denoncuese: Janë 100,000 njerëz të infektuar


Situata në Kinë nga koronavirusi vdekjeprurës mund të jetë shumë më keq sesa ka thënë qeveria. Të paktën kështu sugjeron një audio që po qarkullon në mediat kineze dhe më tej.

Një grua që besohet se është mjeke në një nga qendrat ku po trajtohen të prekurit nga koronavirusi, thotë se numërohen rreth 100,000 njerëz të infektuar.

Që nga shpërthimi i virusit në qytetin e Wuhan-it në Kinë, 41 njerëz kanë humbur jetën ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në Kinë po arrin në 1.300.

Sëmundja është zbuluar tani edhe në Australi, Nepal, Malajzi, Vietnam, Singapor, Japoni, Kore e Jugut, Tajvan, Tajlandë, Francë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në përpjekje për të luftuar përhapjen e sëmundjes, Wuhan është mbyllur ashtu sikurse edhe 12 rajone të tjera në Kinë.

Por një mesazh zanor në një grup “WhatsApp” tani ngre shqetësimin se situata është qindra herë më keq se sa sugjerojnë shifrat zyrtare nga Kina.

Audio u publikua fillimisht nga gazeta kineze Global Himalaya, e cila pretendon se është dërguar nga një anëtare e stafit mjekësor në Wuhan.

Në një përkthim të verifikuar nga Daily Star Online, gruaja thotë: “Kam punuar gjatë gjithë ditës. Tani unë jam pushim. U ngrita rreth orës 4 pasdite, kam qarë pa pushim. Infeksioni është shumë më i tmerrshëm sesa raportohet në TV. Ka kaq shumë raste. Mjekët kanë vlerësuar rreth 100,000 të infektuar. “

Ajo shpjegon se ka vetëm mbi 10 mjekë që kanë trajtuar “më shumë se 100 të infektuar në vetëm një ditë”.

Në një parashikim të frikshëm, gruaja e pa identifikuar thotë: “Shumë prej tyre nuk do t’ja dalin. Qeveria nuk na ka mbështetur me pajisje mjekësore. Pacientët na luten në mënyrë të dëshpëruar, por ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ata po vdesin para syve tanë. Ju lutemi merrni çdo masë për të mbrojtur veten në shtëpi. Mos i besoni kurrë qeverisë. Jemi vetëm tani”.

Videot dramatike kanë qarkulluar ditët e fundit nga Kina ku dyshemetë e spitalit shihen plot me kufoma apo me njerëz shemben papritmas në rrugë. Tani ka frikë se virusi mund të evoluojë, pasi të prekurit shihen duke kollitur gjak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *