Vendosni fjalën kyçe....

Vrau bashkëshorten e motrën e saj në banesë, Apeli lë në burg përjetë autorin


Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për Gazmend Mustën, për vrasjen e bashkëshortes së tiji Gentiana e Çaushaj e kunatës, Merisa Çaushaj, ngjarje e ndodhur më 2 janar 2019.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit pas një debati, teksa viktima i kërkoi të shoqit të shkonte për vizitë te prindërit e saj ndërsa ai nuk e lejoi për shkak se nuk kishte marrëdhënie të mira me ta.

Musta në gjendje të dehur ka goditur e thikë bashkëshorten dhe motrën e saj që ndërhyri duke i lënë të vdekura.

Krimi ndodhi në sytë e dy fëmijëve të mitur të çiftit, 5 e 9 vjeç. Pas vrasjes ai është dorëzuar në komisariat bashkë me dy fëmijët e mitur dhe armën e krimit.