Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi shfaq pamjet e djeshme nga Sharra: Korrupsioni i Veliajt me inceneratorin e Tiranës, mbetjet thjesht groposen. SPAK të zgjohet (Video)


Deputetja e LSI-së Kryemadhi ka publikuar pamjet e djeshme me dron nga inceneratori i Sharrës.

Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, ajo tha se mbetjet në Sharrë nuk kapsulohen e as nuk trajtohen siç e përshkruan kontrata për të cilën qytetarët e Tiranës paguajnë 29 euro për ton.

Deputetja e PL-së tha se 75 ditë pas denoncimit të bërë për inceneratorin e Tiranës prej saj, me pamjet e dronit në janar 2023, asgjë nuk ka ndryshuar në trajtimin e mbetjeve në Sharrë.

 

“Pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë publik është bërë normalitet shumë i rrezikshëm në Shqipëri.Kjo pandëshkueshmëri, ka bërë të rritet edhe arroganca e qeveritarëve tanë, të cilët blejnë dhe intimidojnë media kombëtare, në mënyrë që qytetarët të qëndrojnë larg nga e vërteta. Kemi parë këto ditë intimidim nga regjimi edhe të faqeve satirike online. Në 17 Janar 2023, i kam treguar me ze dhe figure të gjithë shqiptarëve se si vidhen paratë e tyre përmes inceneratorit të Tiranës, ku mbetjet as nuk trajtohen, as nuk digjen, por vetëm groposen primitivisht, ndërkohë që nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë shqipërisë, inceneratori merr 29 Euro/Ton për gjasme shërbimin e trajtimit të mbetjeve. Droni i të vërtetës filmoi për 180 ditë, dhe në 17 Janar, të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre se cfarë ndodh në Tiranë, që me grumbullimin e mbetjeve në një kamion të vetëm, edhe pse qyteatëve i kërkohet ti diferencojnë ato, por edhe panë faktin më skandaloz, se në Sharrë mbetjet as nuk diferencohen, as nuk trajtohen, lëre më të digjen për të prodhuar energji. Sot, 75 ditë më vonë, ku pagesat e Erion Veliaj për Inceneratorin kanë vazhduar, atje vijon i njejti skandal i vjedhjes haptazi të parave të shqiptarëve.” – tha Kryemadhi.