Vendosni fjalën kyçe....

Bie me zetor në kanal, humb jetën 55-vjeçari në Fier, lëndohet vajza e mitur


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Hamil të Fierit pasditen e sotme.

Një 55 vjeçar duke drejtuar zetorin ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në kanal. Si pasojë ai ka humbur jetën ndërsa është dëmtuar vajza e tij e mitur që ka qenë me të në atë moment.

Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.