Vendosni fjalën kyçe....

Gjermanët do ‘vaksinohen, shërohen ose vdesin’ nga Covid-19 deri në fund të dimrit – Ministri i Shëndetësisë


Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë se të gjithë do të imunizohen ose do humbin jetën nga Covid-19 muajt e ardhshëm, pasi ai i kërkoi publikut që të vaksinohet.

“Ndoshta deri në fund të këtij dimri, siç thuhet ndonjëherë në mënyrë cinike, pothuajse të gjithë në Gjermani do të vaksinohen, shërohen ose vdesin,” tha Spahn të hënën.

Ministri u kërkoi edhe një herë të gjithë të vaksinohen, por mbeti skeptik për detyrimin e vaksinimit. Ministri tha se do të arrihet imuniteti i tufës dhe ‘asnjë vaksinim i detyrueshëm nuk do ta thyejë këtë valë’ infeksionesh.

Spahn i bëri komentet e tij pasi disa politikanë kryesorë, përfshirë ata nga Unioni Kristian Demokrat (CDU) i kancelares në largim Angela Merkel, kanë bërë thirrje për një vaksinë të detyrueshme për të gjithë qytetarët në mes të rritjes së infeksioneve Covid-19.

Një retorikë e ngjashme u përdor së fundmi nga kryeministri hungarez Viktor Orban. Duke folur për radion ‘Kossuth’ të premten, ai sulmoi ata që kundërshtojnë vaksinat, duke i quajtur ata një kërcënim dhe duke thënë se ata ‘duhet të kuptojnë se ose do të vaksinohen ose do vdesin.