Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e opozitës përplasen me policinë, futen brenda Gjykatës së Krimeve të Rënda


Deputetët e opozitës, Edi Paloka, Ervin Salianji, Kejdi Mehmetaj, Klajda Gjosha, Endrit Braimllari dhe Silva Caka ndodhen në protestën e banorëve të Astirit te Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ata janë futur brenda gjykatës edhe pse fillimisht pati një rezistencë nga ana e kordonit të policisë.  Deputetët e opozitës filimisht u përplasën me policinë pasi kjo e fundit nuk i lejoji të futen brenda. 

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 6 nga 11 të arrestuarit: Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci si dhe për Shpati Bilbilajn. Ndërsa për 5 të tjerë prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje.

Personat e mësipërm akuzohen për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, por edhe për prishjen e qetësisë publike e kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *