Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti tragjik me autobus, qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall tri ditë zie


Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme ka marrë vendim që në vend të shpallet tri ditë zie për shkak të aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona.

Siç bëjnë me dije mediet lokale, flamujt shtetërorë para Qeverisë janë ulur në gjysmështizë në nder të viktimave.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës. Në autobusin e përfshirë nga flakët besohet të kenë qenë 53 persona, ku vetëm 7 prej tyre arritën të mbijetonin. Mes viktimave 12 janë fëmijë të mitur.