Vendosni fjalën kyçe....

Amerikanët këshillohen të shmangnin 2 vende të tjera të BE-së


Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka rekomanduar shtetasit amerikanë të mos shkojnë në Gjermani dhe Danimarkë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 në të dyja vendet.

CDC i shtoi Gjermaninë dhe Danimarkën në listën e vendeve me një rrezik ‘shumë të lartë’ të kontraktimit të Covid-19. Rreziku u ngrit në Nivelin 4, niveli më i lartë i kërcënimit në sistemin e vlerësimit me katër nivele të CDC-së.

Agjencia këshillon amerikanët që të ‘shmangin udhëtimet’ në vendet e Nivelit 4, ose të vaksinohen plotësisht nëse pavarësisht paralajmërimit vendosin të ndërmarrin udhëtimin.

Departamenti i Shtetit bëri të njëjtin rekomandim, duke paralajmëruar se “për shkak të situatës aktuale në Gjermani, edhe udhëtarët plotësisht të vaksinuar mund të jenë në rrezik për marrjen dhe përhapjen e varianteve të Covid-19”.

Gjermania ka shënuar një rritje të rasteve gjatë valës së katërt të pandemisë, duke bërë që disa zyrtarë të rekomandojnë vaksinimin e detyrueshëm për publikun e gjerë. Edhe Danimarka ka pësuar një rritje të rasteve.