Vendosni fjalën kyçe....

Po e dhunonte burri, gruaja në Tiranë nga frika hidhet nga kati i dytë i banesës


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një grua është hedhur nga lartësia. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Meto”, ku gruaja e ndjerë e frikësuar nga bashkëshorti është hedhur nga kati i dytë. Ajo ka mbetur e lënduar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë bashkëshorti i saj është arrestuar nga punonjësit e Policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën ‘Memo Meto’, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”– thuhet në njoftimin e policisë.