Vendosni fjalën kyçe....

Makina futet mes turmës në Wisconsin, vriten 5 persona e lëndohen dhjetëra të tjerë


Pesë persona janë vrarë në Wisconsin pasi një person u fut me makinë në një paradë Krishtlindjesh.

Nga incidenti i rëndë janë plagosur të paktën 23 persona, 11 prej të cilëve fëmijë. Shefi i policisë së Waukesha-s, Dan Thompson, zbuloi se ngjarja ndodhi pasi një makinë kapërceu pengesat e policisë dhe u përplas me turmën.

Ai shtoi se një person i dyshuar që mund të kishe dijeni për ngjarjen është arrestuar por pa e dhënë identitetin. Personi nuk është ndaluar ende ndërsa mjeti është gjetur i braktisur pranë vendit të ngjarjes.

Ai gjithashtu zbuloi se të shtënat e dëgjuara ishin  qëlluar nga një polic që ishte përpjekur për të ndalur makinën. Deri më tani është e paqartë se çfarë e shtyu shoferin të futej me mjet përmes turmës.