Vendosni fjalën kyçe....

Plaçkitjet e dyqaneve kthehen në epidemi, kryebashkiakja demokrate e San Francisco-s premton masa të ashpra (Video)


Kryebashkiakja demokrate e San Francisco-s dhe shefi i policisëkanë premtuar “ndryshime” pas një nate grabitjesh masive, një krim që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në qytet dhe një krim që po largon bizneset.

Dyqane të shumta, duke përfshirë Louis Vuitton dhe Bloomingdale’s, u goditën të premten mbrëma si pjesë e një grabitjeje masive që goditi bizneset në sheshin Union Square të qytetit të Kalifornisë.

Në një konferencë për shtyp të së shtunës, duke adresuar sulmin ndaj bizneseve, kryebashkiakja London Breed premtoi ‘ndryshime’ në zonë që do të kufizojë qasjen e makinave pas natës ‘së tmerrshme’ të krimit. Shefi i policisë Bill Scott vuri në dukje ndryshimet e infrastrukturës si një masë që do të parandalojë grabitjet masive në të ardhmen.

“Ne duhet ta bëjmë të vështirë për njerëzit që të bëjnë atë që bënë mbrëmë. Ata thyejnë biznese, marrin gjithçka mundem, i ngarkojnë në makinat e parkuara dhe më pas largohen,” tha Scott, duke shtuar se tetë persona ishin arrestuar në lidhje me atë që policia beson se ishte plaçkitje e planifikuar.

Disa nga plaçkitjet u kapën në kamera, me pak policë në sy dhe shumë nga hajdutët që kalonin pranë policisë pa hasur ndonjë rezistencë.