Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Sot kërciti automatiku, qeveria nuk ka fuqi të përballet janë ortakë


Deputeti i PD-së, Ervin Salanji ka reaguar pas krimit të ndodhur në kryeqytet ku u vranë dy persona.

Salianji thotë se qeveria nuk ka fuqi dhe nuk ka dëshirë të përballet me krimin.

“Sot thuajse si përditshëm kërciti automatiku në orën me më shumë lëvizje, breshëritë e plumbave po zbrazen kudo, në mes të qyteteve, në zonat më të populluara dhe pa kursyer askënd dhe pa ju dridhur dora para askujt! Krimi është trimëruar dhe po bën kërdinë me eliminime të tipit mafioz, vrasje, grabitje, drogë, dhunë, vjedhje…

Për fat të keq siç e kemi paralajmëruar krimi pjell krim, përdorimi i bandave në zgjedhje praktikisht është dorëzimi i territorit dhe sovranitetit ne duart e tyre! Qeveria as nuk ka fuqi as nuk ka dëshirë të përballet me krimin, ata janë ortakë, ata duhen zhdukur njësoj si e keqe e madhe për çdo familje, për çdo qytetar!”-shkruan Salianji.