Vendosni fjalën kyçe....

Dinamika e atentatit në Astir, policia: Makina e djegur në Thumanë me targa të vjedhura


Erigers Mihasi 32-vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeç janë viktimat në atentatin e ndodhur në Unazën e Re. 

Dëshmitarë okularë që ndodheshin pranë zonës ku ndodhi atentati thonë se Erigers Mihasi e Armando Dumani ishin ulur në një bar kafe në zonën e Astirit, pak para se të ekzekutoheshin.

Dy të rinjtë, pasi kanë dalë nga lokali, janë futur në parkingun ku kishin lënë mjetin e llojit “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM” dhe kanë dalë në rrugë kryesore. Sapo janë afruar pranë semaforit atentatorët, që me shumë gjasa i ruanin prej kohësh, kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë qëlluar drejt tyre me breshëri kallashnikovi. 

Dëshmitarët vijojnë duke thënë se autorët e ngjarjes kriminale janë larguar me shpejtësi drejt ish-sheshit ‘Shqiponja’ dhe për kapjen e tyre janë ngritur forca policore në hyrje dhe dalje të kryeqytetit.

Më pas një makinë tip “Toyota” është gjetur e djegur në Thumanë e cila dyshohet se është përdorur nga autorët. 

Policia ka dhënë informacion zyrtar ku thotë se makina e gjetur në Thumanë është me targa të vjedhura në Tiranë.

Grupi hetimor ka bërë  identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri:

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç.

Ndërkohë  në Thumanë është gjetur një  automjeti tip “Toyota” duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes.

Targat e mjetit të djegur rezultojnë të  vjedhura në Tiranë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes”-njofton policia./Hashtag.al