Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Londrës pas takimit me Veliajn: Të vendosur për një të ardhme më të mirë për dy qytetet tona


Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan ka publikuar gjithashtu një foto nga takimi me homologun e tij nga Tirana, Erion Veliaj.

Pas këtij takimi, Khan shkruan se ndau me Veliajn vendosmërinë për një të ardhme më të mirë të dy kryeqyteteve.

“Fantastike të takoja dje kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Ndamë vendosmërinë tonë për një të ardhme më të ndritur, më të drejtë, e më të gjelbër për qytetet tona.”- shkruan kryetari i Bashkisë së Londrës.

Më herët Veliaj shkruante se ishte “krenar për integrimin e komunitetit shqiptar” në fusha si arsimi, sporti, biznesi e kultura në Londër.  

Ai tregoi se e ka ftuar homologun e tij britanik të vizitojë Tiranën e cila vitin tjetër do të jetë dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë.