Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj pritet në takim nga kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan: Krenar për integrimin e komunitetit shqiptar këtu


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet në Londër, është pritur në një takim nga kryebashkiaku i kryeqytetit britanik, Sadik Khan.

Veliaj ka publikuar një foto në “Twitter” nga takimi i tij me Khan, ku shprehet se është krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në të gjitha fushat e jetës në Londër.

Vitin e ardhshëm Veliaj e ka ftuar homologun e tij britanik Sadik Khan të vizitojë Tiranën e cila do të jetë dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Kënaqësi e veçantë të takoja Sadiq Khan – një mentor dhe mik i vjetër! Jam shumë krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në arsim, biznes, sport dhe kulturë. Londra është vërtet një qytet i hapur dhe progresiv. Pres me padurim vizitën e Kryetarit të Bashkisë së Londrës në Tiranë për “EuropeanYouth Capital2022.”- shkruan Veliaj.