Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i FSHF-së s’i përballon dot kritikat, iu drejtohet tifozëve me fjalor vulgar: “Shkoni mor q**uni”


Zëdhënësi i Federatës Shqiptare të Futbollit Andi Verçani, nuk e ka përmbajtur dot veten pas reagimeve të shumta që pati mbrëmjen e kaluar nga tifozët e kombëtares shqiptare, pas humbjes zhgënjyese 5 me 0 kundër Anglisë.

Pas kritikave të shumta që tifozët i bënë futbollistëve të kombëtares për paraqitjen jo të mirë, Verçani iu drejtua atyre me një fjalor vulgar përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Para një muaji këta ishin heronj për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë donin të ishin në ‘AIR Albania’. Sot këta qenkan turpi i kombit. Shkonin mër q*huni.”-shkruan zëdhënësi i FSHF-së.

Një gjuhë kjo tërësisht e padenjë për një person që përfaqëson zyrën për shtyp të FSHF-së.

 

Postimi i Veçanit në rrjetet sociale