Vendosni fjalën kyçe....

“Rajoni ynë s’është Zvicër” – Izraeli kundërshton blerjen e avionëve amerikanë F-35 nga Katari


Izraeli do të kundërshtojë çdo marrëveshje për t’i shitur Katarit avionët luftarakë të prodhuar nga SHBA-ja, tha ministri i Inteligjencës së vendit.

Doha thuhet se tashmë ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Uashington për të arritur një marrëveshje të tillë.

Duke folur për Radion e Ushtrisë Izraelite të dielën, ministri i Inteligjencës Eli Cohen tha se Tel Avivi do të kundërshtonte vendosmërisht shitjen e avionëve të brezit të 5-të ndaj shtetit të Gjirit Arabik.

“Siguria dhe epërsia jonë ushtarake në rajon janë gjërat më domethënëse për ne. Rajoni ynë s’është kthyer ende në Zvicër.” – theksoi Cohen.

Kërkesa zyrtare e Katarit për avionët F-35 u raportua të mërkurën nga Reuters, që citoi tre zyrtarë pa emër që kishin njohuri për kërkesën. Bisedimet për aeroplanët nuk janë pohuar ende, as nga Uashingtoni dhe as nga Doha.