Vendosni fjalën kyçe....

Berisha-Bashës: Shko shih firmat e hajde në Kuvend. PD-ja u përket të gjithë jo ‘Republikës së Re’ që shpike ti


Sali Berisha e ka ftuar Bashën të jetë pjesë e Kuvendit të PD-së, që sipas tij do mblidhet më 11 dhjetor.

Gjatë bashkëbisedimit me demokratët e Sarandës, ish-kryeministri theksoi se e kishte këshilluar Bashën që të mos dilte i vetëm gjatë fushatës njësoj si Edi Rama, duke u bërë kopje e tij.

Po kështu ai tha se PD-ja është e të gjithëve që kanë dhënë ndihmën e tyre ndër vite dhe jo siç e ka kthyer Basha nën shpikjen ‘Republika e Re’.

“Basha imitoi Ramën, doli në fushatë i vetëm edhe pse e kam këshilluar disa herë që të dalë me ekip. Në PD kanë pasur vend të gjithë e duhet të kenë vend të gjithë ata që kanë vënë një tullë, kanë dhënë mundin. Basha doli me Republikën e Re, donte tyë zhdukte kontributin e demokratëve ndër vite me një shpikje tijën, bashizmin. Shko e shihi firmat dhe hajde në Kuvend i them atij.” – tha Berisha.