Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama e Basha të mos prekin familjen shqiptare me ligjet perverse në Kuvend, pengkryetari sillet sikur ka ardhur nga Koreja e Veriut


Ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar nga Saranda kryeministrin Edi Rama e kreun e PD-së, Basha që të mos prekin themelet e familjes shqiptare me ligjet që synojnë të kalojnë në parlament.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në qytetin bregdetar, ai tha se kryeministri Rama e Lulzim Basha, duan të zëvendësojnë interesin kombëtar me Ballkanin e Hapur të Xhorxh Sorosit.

Po kështu Berisha tha se Basha edhe pse i shkolluar ne Perëndim sillet si të ketë ardhur nga Koreja e Veriut.

“Ata që do të na përfaqësojnë do të zgjidhni ju. Partia Demokratike është parti e cila u themelua nga studentë, intelektualë. Ne jemi përgjegjës për ata që nuk janë sot mbi tokë. Zotohemi dhe betohemi se do të garantojmë liritë dhe do të bëjmë gjithçka për të ardhmen e fëmijëve tanë. Dua t’i them Edi Ramës dhe pengut të tij të mos guxojnë të prekin familjen me ato ligje që kanë dorëzuar në parlament. Sot Edi Rama me pengun e tij interesin kombëtar duan ta zëvendësojnë me Ballkanin e Xhorxh Soros. Përse ne duhet t’i japim përparësi hegjemonisë serbe në rajon. Foltores i kanë vendosur nofka nga frika dhe tmerri i saj, nuk ka asgjë më pro-perëndimore si kjo foltore. Ne si PD kaluam një krizë dhe po kalojmë një krizë të thellë. Kryetarin që e mbështetën të gjithë, me mundësitë më të mëdha. Por problemi është ai që drejtojnë partinë ishte një lider i thyer, nuk e udhëhiqte dot këtë forcë politike, nuk e ndjente cila është fuqia e saj. E spostoi majtas. I dha partisë një formë sikur të ishte e qendrës së majtë dhe kjo zhgënjeu të përndjekurit politikë, rininë , nënat e motrat, zhgënjeu shqiptarët. Ky njeri i shkolluar në perëndim sillet sikur të kishte ardhur nga Koreja e Veriut. Tani përpiqet të deligjitimojë nismën tuaj.” – tha Berisha.