Vendosni fjalën kyçe....

Xhixho i kthehet Bashës: Ndaj Ramës fitove me 23 mijë votat e LSI-së, 1500 të Partisë Komuniste e 50 votat që t’i mbrojti Ristani


Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, ka kundërshtuar deklaratën e Bashës se i kishte fituar zgjedhjet lokale të vitit 2011 pasi kishte përjashtuar nga fushata Sali Berishën.

Në një qëndrim në Facebook, Xhixho shkruan se Basha i fitoi ato zgjedhje falë tre ‘çelësave’, duke i renditur.

Ajo shkruan se Basha fito falë 23 mijë votave të LSI-së, 1500 votave të Partisë Komuniste e 50 votave që i mbrojti Arben Ristani, asokohe kryetar i KQZ-së.

“Tre çelesat e fitores të z.Basha në Bashkinë e Tiranës në 2011:

1-23 mijë votat e LSI për ty që kurrë si meritove.

2-1500 votat që Hysni Milloshi ia hoqi Edi Rames si aleat i LSI dhe i regjistruar prej saj .

3-50 votat që t’i mbrojti Arben Ristani si Kryetar i KQZ.” – shkruan Xhixho.