Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Për ta njohur Sali Berishën e vërtetë duhet ta kesh përballë, jam stepur nga sulmet e pacipta të tij


Kreu i PD-së, Basha, tha pasditen e sotme se ka mbetur i stepur nga akuzat e pashembullta të Sali Berishës ndaj tij pas vendimit për pezullimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

Në një intervistë për News24 me gazetarin Robert Rakipllari, Basha theksoi se ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Berishën por për ta njohur atë duhet ta kesh përballë.

“Qëndrimet e mia të këtyre dy muajve do tregojnë se interesi im kryesor dhe i vetëm janë demokratët dhe shqiptarët. Foltorja i është mbivendosur aksionit politik të PD-së në parlament kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe qeverisjes së Edi Ramës. Kam zgjedhur të mos hap një front të dytë siç bëri Sali Berisha për të mos çuar ujë në mullirin e Edi Ramës. Kam pasur marrëdhënie shumë të ngushtë me Sali Berishën dhe jam stepur nga sulmet e tij. Po siç më ka thënë një demokrat i vjetër për ta njohur Berishën duhet ta kesh përballë dhe sot nuk e kam më këtë fasho para syve.” – tha Basha.