Vendosni fjalën kyçe....

Meta flet për mbylljen e basteve sportive: Ligji të jetë në përputhje me Kushtetutën të mos bëhen favorizime


Presidenti i Republikës Ilir Meta është për ligjin e propozuar për miratim nga qeveria për mbylljen e basteve sportive, duke deklaruar se ligji duhet të pbëhet në përputhje me Kushtetutën dhe se nuk duhet të ketë favorizime.

Meta më tej është shprehur se aktivitetet e basteve duhet të dekurajohen nga të gjitha ne sepse ndikojnë në shoqërinë tonë.

Së pari, për mua është e rëndësishme që gjithçka të jetë në përputhje me Kushtetutën, me ligjet në fuqi dhe në interes të publikut, ashtu sikurse mbajta qëndrimin e ditur për sa i takon një favorizimi, sipas gjykimit tonë, që iu bë këtyre aktiviteteve para pak kohësh, do të mbaj në mënyrën më të hapur dhe më transparente qëndrimin në të ardhmen. Në tërësi, dua të them që është detyrë e të gjithë neve të dekurajojmë këto lloje aktivitetesh, të cilat po ndikojnë negativisht në shoqërinë tonë, në familjet shqiptare, duke u kthyer në një burim borxhesh, divorcesh, konfliktesh, në burim të dhunës familjare ndaj grave, ndaj fëmijëve, në një shqetësim të madh social.

Qeveria ka përgjegjësinë e saj dhe Parlamenti, për të gjetur rrugët më të mira në këtë drejtim, pasi unë mendoj që të gjithë ne duhet të vrasim mendjen në këtë vend, si do të zhvillojmë më shumë turizmin, bujqësinë, agroturizmin sepse nga favorizimi i këtyre varet e ardhmja ekonomike e shumicës së familjeve shqiptare në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe në mënyrë indirekte, për më tepër që potenciali ynë në drejtim të bujqësisë, turizmit dhe agroturizmit është ende në fillimet e veta dhe na duhet një punë shumë e madhe për të bërë në këtë drejtim.”- u shpreh Meta për Report Tv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *