Vendosni fjalën kyçe....

Basha: PD-ja nuk do jetë parti dumbabiste, mbajtja sekret e firmave është fyerje për çdo demokrat


Kreu i PD-së, Basha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se sipas statutit të partisë, të gjitha firmat e pretenduara se janë mbledhur nga ish-kryeministri Berisha duhen verifikuar.

Në një intervistë ekskluzive në News24 me gazetarin Robert Rakipllari, theksoi se pa funksionimin e Kushtetutës së partisë, ajo kthehet në xhungël apo mal ndërsa shtoi se nën drejtimin e tij PD-ja nuk do kthehet në një forcë dumbabiste.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për mua, për PD-së, për demokratët dhe qytetarët shqiptarë. nëse aty ka 5, 10, 500 firma të vlefshme nuk janë firma po janë demokratë. Unë duhet të kërkojë që çdo firmë të verifikohet sipas statutit. Është statuti, kushtetua e Partisë, pa funksionimin e saj jemi në xhungël. Është e domosdoshme që çdo përcaktim statutor për thirrjen e Kuvendit të respoektohet, ndryshe nuk është Kuvend po thirrje në pyll, në mal. PD-ja nuk do jetë dumbabiste nën drejtimin tim. Mbajtja sekret e firmave është fyerje e madhe për çdo demokrat.”