Vendosni fjalën kyçe....

Basha: E munda Edi Ramën në garën për kryebashkiak sepse përjashtova Sali Berishën nga fushata


Kryedemokrati Basha ka akuzuar Sali Berishën se fushatën që ka nisur e ka sebep ndërsa theksoi se luftën ai nuk e ka me të po me SHBA-në.

Në një intervistë për New24 me gazetarin Robert Rakipllari, Basha theksoi se nuk do lejojë që askush ta kthejë PD-në në bunker për mbrojtjen e interesave të tij personale, cilido qoftë ai.

“Hakmarrjen e ka sebep. Luftën nuk e ka me mua por me SHBA-në të cilët e kanë përcaktuar si non-grata politikisht. PD-ja s’mund të jetë mburojë ndaj askujt që është non-grata. Ky është përcaktim statutor i PD-së, jo një qëndrim i imi. PD-ja nuk do përdoret si mburojë nga kushdo që është shpallur non-grata. Ai do të përdorë PD-në ose një pjesë të saj si mburojë ndaj SHBA-së. Do merret çdo vendim që është i nevojshëm që PD-ja të mos kthehet në bunker të interesave personale të Sali Berishës apo dikujt tjetër.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se vendimin për pezullimin e tij nga grupi parlamentar e ka marrë në përputhje me statutin dhe rregulloren e partisë duke shmangur një zgjedhje të demokratëve mes SHBA-së e Sali Berishës.

Basha theksoi se vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për zgjedhjet lokale në vitin 2011 i kishte dhënë fitoren ndaj Edi Ramës asokohe.

“Ka qenë barra ime për të marrë vendimin për pezullimin e Berishës nga grupi parlamantar. Unë jam zgjedhur me parimin një anëtar-një votë dhe ka qenë barra ime për këtë vendim. Akti që kam marrë është në përputhje me statutin e partisë dhe rregulloren e saj. Nuk mund t’i detyroja demokratët që të zgjidhnin mes Sali Berishës dhe SHBA-së. Do ishte mungesë e dënueshme e mbajtjes së përgjegjësisë. Jam i pari dhe i vetmi kandidat që kam mundur Edi Ramën në një garë të drejpërdrejtë për kreun e Bashkisë së Tiranës. Suksesi i atij suksesi ka qenë vendimi im për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata zgjedhore poër kryetarin e bashkisë së Tiranës. Jam vizituar nga zyrtarë të lartë të Kongtresit e Senatot amerikan dhe ka një qëndrim në unison të dy partive kryesore amerikabe për sa i përket pandëshkueshmërisë në Shqipëri.” – shtoi Basha.