Vendosni fjalën kyçe....

Mirë se vini në ‘Rrëfenjën e Madhe’, prezantuar nga truri i ‘Great Reset’


Forumi Ekonomik Botëror (WEF) me bazë në Davos po fillon nismën e tij “Rrëfenja e Madhe” me një takim në Dubai. Ai do të drejtohet nga kryetari i WEF-së, Klaus Schwab, organizatori i ‘Rivendosjes së Madhe’ (Great Reset).

Schwab do të hapë ngjarjen të enjten me ministrin e Çështjeve të Kabinetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammad Abdullah Al-Gergaëi, i ndjekur nga katër zyrtarë të tjerë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një gazetar që do diskutojnë vizionin e tyre për të ardhmen e shtetit të Gjirit.

Sipas WEF, nisma e ‘Rrëfenjës së Madhe’ është ‘përpjekje bashkëpunuese e mendimtarëve kryesorë të botës për të krijuar perspektiva afatgjata dhe për të bashkëkrijuar një narrativë që mund të ndihmojë në krijimin e një vizioni më elastik, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për të ardhmen tonë kolektive’.

Projekti supozohet të përfshijë ‘mendimtarët kryesorë’ nga disiplina të shumta, ‘duke përfshirë futuristë, shkencëtarë dhe filozofë’ dhe të çojë në një libër që do të botohet në janar të vitit 2022.

Schwab ka fituar rëndësi globale gjatë pandemisë Covid-19, duke argumentuar për një përgjigje më të globalizuar ndaj problemeve që variojnë nga viruset te ndryshimet klimatike që ai e quajti ‘Rivendosja e Madhe’.

“Pandemia përfaqëson një dritare të rrallë, por të ngushtë mundësie për të reflektuar, riimagjinuar dhe rivendosur botën tonë,” tha ai në mënyrë të famshme në fillim të vitit 2020.

WEF ka besuar prej kohësh në vlerën e narrativave, duke publikuar një postim të vitit 2015, që argumenton se ‘në betejën për zemrat dhe mendjet e qenieve njerëzore, narrativa do të tejkalojë vazhdimisht të dhënat në aftësinë e saj për të ndikuar në të menduarit njerëzor dhe për të motivuar veprimet njerëzore’.

Një histori e mirë ka shumë më tepër gjasa të çojë në ndryshim real në politikë dhe sjellje sesa statistika ose vlerësime, argumentoi autori i atij artikulli, profesori i ekonomisë në Universitetin e San Franciskos, Bruce Wydick.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani