Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Mësuesit të shqetësuar për infektimet në shkolla, qeveria ka dështuar


Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka ngritur shqetësimin lidhur me rritjen e infektimeve nga koronavirusi në shkolla.

Ajo thotë se ka marrë me dhjetëra mesazhe nga mësues të shqetësuar.

Vokshi e quan dështim të qeverisë menaxhimin e kushteve të sigurisë në shkolla.

Këtë javë, kam marrë me dhjetëra mesazhe nga mësues të shqetësuar për rritjen e infektimeve në shkolla.

Është dështim kolosal i Edi Ramës që, një vit pas pandemisë, qeveria nuk ka dhënë asnjë qindarkë shtesë dhe nuk marrë masat më minimale të sigurisë në shkolla apo për mësimin online.”-shkruan Vokshi.

Më tej ajo rendit disa ngadështimet e qeverisë me menazhimin e pandemisë në shkolla.

Mësuesve nuk u bëhet tamponi apo testi serologjik.

Në shkolla nuk ka maska, alkool, dezinfektant, termometra.

Nuk ka një platformë funksionale për mësimin online;

Shkollat nuk kanë internet. Mësues nga Tirana na tregojnë se detyrohen të punojnë nga lokalet përreth shkollave me mjetet e tyre.

Shumë nxënës nuk kanë pajisje për të mësuar online, ndërsa ata që jetojnë në zona periferike apo rurale nuk kanë as energji elektrike”-thotë Vokshi.

Cinizmi i kësaj qeverie me mësuesit nuk ka fund. Mes kësaj gjendje të mjerueshme, Ministria e Arsimit ka nxjerrë grupe monitorimi për mësimin, përfshi atë online. Nga njëra anë, nuk u paguan mësuesve as orët shtesë, nuk u siguron kushtet minimale, nuk u bën as trajnim për të ashtuquajturën platformë dixhitale, nga ana tjetër, përmes kontrolleve të tilla abuzive qeveria shton presionin psikologjik ndaj mësuesve.

Kjo është qeveria më e keqe që ka patur Shqipëria. Për vete trefishoi pasuritë, ndërsa nxënësit dhe mësuesit i la në mëshirën e pandemisë.

Shpresa e mësuesve, e nxënësve dhe e prindërve të tyre është tek PD. Pas 25 prillit, me rritjen e pagave, me shkollat në standardet europiane, ne do të bëjmë ndryshimin që të gjithë duan!”-përfundon Vokshi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *