Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen disa pasuri në pronësi të një personi të dënuar në Itali për trafik droge


Pasuri në vlerë disa milionë euro janë sekuestruar në Tiranë pasi i përkasin një personi i cili është dënuar për trafik droge ne Itali.

Pasuritë janë në pronësi të Dritan Betit e personave të lidhur me të. Beri është dënuar në vendin fqinj ndërsa pasuritë e sekuestruara përfshijnë toka, apartamente, dyqane, makina, truall toke, etj.

Beti është arrestuar vitin e kaluar në Tiranë dhe më pas është ekstraduar drejt Italisë ku është dënuar nga Gjykata e Ankonës me 8 vite burg.

Pasuritë e sekuestruara

-një truall me sipërfaqe 83.78 metër katror që ndodhet në rrugën ‘Mihal Grameno’ në Tiranë, në bashkëpronësi me familjarët,

-tre apartamente, një me sipërfaqe 125.67 metra katrorë në rrugën ‘Mihal Grameno’, një me sipërfaqe 93.70 metër katrorë që ndodhet po në Tiranë dhe një tjetër me sipërfaqe 66.60 metër katrorë në rrugën ‘Vllazërit Huta’ në Tiranë,

-një palestër në rrugën ‘Jahja Ballhysa’ dhe një bar-kafe në rrugën ‘Qemal Stafa’ në Tiranë.