Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi përplaset me Bardhin: Mashtrim pervers, që i shërben Ramës dhe hijes së tij


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është përplasur në distancë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi për deklaratën e bërë nga ky i fundit.

Bardhi zbuloi mbrëmjen e sotme për herë të parë se LSI-së iu ofruan 15 vende në listë të sigurt për të garuar së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e Kryemadhit që e quan mashtrim pervers që i shërben Ramës dhe hijes së tij.

Kryetarja e LSI-së pyet anëtarët e kryesisë së PD-së se kur janë mbledhur për t’i bërë propozimin për listën e përbashkët.

Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij”-shkruan Kryemadhi.

E gjithë kjo deklaratë e Kryemadhit vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Open”, deklaroi se P i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit tha se 34 i siguronin të vetëm. Sipas Bardhit, LSI donte të garonte në zgjedhjet e 25 prillit në listë të vetme.

“Gjatë zgjedhjeve ka pasur një mungesë totale vullneti nga LSI për të bashkëpunuar me ne, debati i famshëm për të hyrë në listë të veçantë apo bashkë. PD i ka ofruar15 mandate, qëndrimi ishte që sipas sondazheve do fitonin 34 mandate në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kam pasur një bisedë në zyrën e kryetarit të partisë. Na thanë do i fitojmë vetë dhe nuk do hyjmë bashkë në lista. Dy muaj pasi isha caktuar drejtues politik i qarkut të Elbasanit konkludova se LSI nuk merrte asnjë mandat në Elbasan.”-janë fjalët e Bardhit./Hashtag.al