Vendosni fjalën kyçe....

“Institucionet punuan fort për përmbushjen e vullnetit të popullit” – Moses Ones e Soreca për votimin në Kuvend


Ambasada amerikane dhe ajo e BE-së në Tiranë, kanë reaguar pas votimit në Kuvend të dy anëtarëve të reja të Gjykatës Kushtetuese.

Në një reagim zyrtar në Facebook, ambasada amerikane shkruan se institucionet shqiptare kanë punuar fort për përmbushjen e vullnetit të popullit.

‘Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri.’ – shkruhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Ndërsa përfaqësia e BE-së shkruan se zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për integrimin e vendit dhe se zgjedhja e dy anëtareve të reja të Kushtetueses afron bërjen funksionale të kësaj gjykate.

‘Sot parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Implementimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.’ – thuhet në reagimin e BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *