Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bregut të Lumit portestë para Bashkisë: Rama dhe Veliaj të largohen


Banorët e Bregut të Lumit janë mbledhur në një protestë para godinës së bashkisë së Tiranës.

Dhjetëra qytetarë kanë kërkuar largimin e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa u shprehën se politikanëve të korruptuar iu ka ardhur dita për t’u larguar nga vendi.

Me pankarta në duar “E duam bashkinë pa Erion Velinë”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, “E duam Shqipërinë pa Erion Velinë”, ata u shprehën se përballja e madhe me qeverinë do të jetë ajo e 16 shkurtit.

Qytetarët e Tiranë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, duke protestuar në qendër të Tiranës. Për më shumë se 30 minuta, protestuesit kanë bllokuar rrugën mes bashkisë së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, duke hedhur parulla kundër qeverisë, si shkaktare për jetën gjithnjë e më të vështirë e më të shtrenjtë në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *