Vendosni fjalën kyçe....

Provokon Andi Bushati: Mos u qani se ka edhe si kjo


Provokon këtë mëngjes analisti Andi Bushati.

Në valën e debateve e shqetësimeve për kullëzimin e betonizimin e Tiranës, analisti shkruan: “Mos u qani se ka dhe si kjo që sapo u ngrit në bregdetin e Valencias”.

Bushati ka publikuar edhe foton e kullës së lartë në bregdetin e Valencias.

Ditë më parë u bënë virale fotot e një kompleksi në zonën e Astirit në kryeqytet, ku në lulishten e tij po ngrihej një tjetër kullë.

Kulla e Valencias na kujton përbindëshin në Golem me të vetmin ndryshim se në mes paska hapësirë për ajërim.

Në fakt kjo kullë ndodhet në plazhin e Benidormit të Valencias, Spanjë dhe me sa duket nga një kënd tjetër është pak më larg se kulla jonë golemore me 28 kate, ngulur në rërë. Nga informacionet kulla e Valencias ka rreth 10 vjet e ndërtuar por vetëm tani është vënë në përdorim.