Vendosni fjalën kyçe....

Arbër Braho ka një kërkesë për Vangjush Dakon pas shkarkimit: Të paktën mos më hiq dhe gruan nga puna


Arbër Braho i cili është djali i ish-deputetit të PS-së, Spartak Braho, ka folur për shkarkimin e tij nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Durrës.

Në një intervistë për televizionin “News 24”, Braho ngriti përsëri akuza të forta ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Sipas tij, ai dhe kryebashkuakja aktuale takohen një herë në dy ditë.

“Unë banoj në të njëjtin pallat me prindërit e mi dhe rastis që i takoj dy herë në javë. Zonja Sako takohet me Dakon çdo dy ditë për të marrë direktivat.”- shprehet Braho.

Po ashtu ai ka paralajmëruar:”Unë nga dje jam person i lirë dhe do ja do ja nxi jetën këtyre në rrjetet sociale.”

I pyetur edhe për format e presionit dhe kërcënimet që ka patur pas denoncimit të drejtimit të bashkisë ende nga Dako, Braho shprehet se ka vetëm një lutje për ish-kryebashkiakun, mos t’i heqë gruan nga puna.

“Dako do vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes për aq kohë se nuk heq dorë nga bashkia Durrës. Kam edhe një kërkesë për zotin Dako: I lutem që të paktën mos të më heqë bashkëshorten nga puna, sepse edhe në luftë nuk i marrin dy vëllezër nga një shtëpi.

Të ishim pa punë me 4 fëmijë nuk do ishte e drejtë. Kaq kam për zotin Dako. Këto janë format e presionit.”– u shpreh ai.