Vendosni fjalën kyçe....

Mbështeti kandidatin e ekstremit të djathtë, Merkel shkarkon ministrin e qeverisë së saj


Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka filluar “pastrimin” brenda partisë së saj konservatore duke shtyrë dy kuadro drejt largimit pas skandalit kombëtar të shkaktuar nga një aleancë mes të zgjedhurve të së djathtës së moderuar dhe ekstremit të djathtë.

Sot, ajo njoftoi se kishte shkarkuar një sekretar shteti të Ministrisë së Ekonomisë, gjithashtu ministër i qeverisë për territoret në lindje të vendit, Christian Hirte, i cili ishte që prej disa ditësh nën zjarrin e kritikave.

Christian Hirte u shkarkua pasi kishte përshëndetur në një mesazh në Twitter zgjedhjen shumë të kundërshtuar këtë javë të një drejtuesi të ri për shtetin rajonal të Thuringias në sajë të votave të bashkuara të partisë Kristiandemokrate CDU të kancelares gjermane me ato të partisë anti-migrante, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

“Kancelarja i propozoi sot presidentit federal shkarkimin e sekretarit të Shtetit, Christian Hirte”, theksoi në një komunikatë zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *