Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Kemi të dhëna se regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD-së


Kreu i PD-së, Basha, tha sot se përgjigjja ndaj lëvizjes së ish-kryeministrit Berisha pas dorëzimit të këtij të fundit të më shumë se 4 mijë firmave, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar është statuti i partisë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se çështja në fjalë është sqaruar me hollësi nga Sekretari i Përgjithshëm Bardhi.

“Përgjigjja e statutit është fare e qartë. Ka një proces shumë të qartë, ua ka shpjeguar në detaje sekretari i përgjithshëm ndaj ju ftoj t’i referoheni që të mos bëhemi përsëritës, gjithçka që sekretari i përgjithshëm ju ka thënë dje. Ndërsa qëndrimin tim si kryetar besoj e keni të qartë, është pa ekuivok.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej ai është i gatshëm të thërrasë një Kuvend të PD-së e të demokratëve por kur kjo të jetë e nevojshme.

Basha theksoi se nuk do thërrasë asnjë Kuvend që do marrë në shqyrtim një vendim të qeverisë amerikane dhe as nuk lejojë që PD-ja të kthehet në bunker të halleve personale të Sali Berishës.

Sipas kryedemokratit, lëvizja e fundit e nisur nga Berisha është një puç nga brenda PD-së në të cilin është përfshirë Rama.

Kuvendin Kombëtar sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm ta thërras unë, sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm të thërras Kuvend për demokratët dhe Kuvend të demokratëve. Dua ta hedh poshtë gënjeshtrën se PD dhe kryetari i saj nuk duan Kuvend. Jo. Ajo që kam thënë këtu dhe kudo tjetër është se Kuvend dhe institucion i PD nuk do të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane dhe Partia Demokratike nuk do të kthehet në bunker për hallet as të Sali Berishës të dhe askujt tjetër. Por do të mbetet shpresa e demokratëve, sakrifica e tyre nuk do të shkelet me këmbë, por ne do ecim përpara sepse kemi një armik jo kundërshtar, që është një regjim.

Kemi një regjim përballë dhe po shikoni se regjimi mbështetet në një trekendësh. Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda Partisë Demokratike.– deklaroi Basha.