Vendosni fjalën kyçe....

Mark Rutte: E rëndësishme të udhëheqin politikanë të lartë në Ballkan, Rama shembull vërtet i mirë


Kryeministri holandez, Mark Rutte u shpreh në favor të nismës për “Balkanin e Hapur” për sa kohë është e hapur për të gjithë dhe ai vlerësoi se është e hapur.

Gjatë fjalës së tij, Rutte shprehu shqetësim lidhur me situatën në Bosnje Hercegovinë duke theksuar rëndësinë e udhëheqjes nga politikanë të lartë në Ballkan. Këtu ai e vlerësoi kryeministrin shqiptar Edi Rama, si shembull i mirë në këtë drejtim pasi sipas tij, ai është i respektuar në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se është aktiv për të bërë atë çfarë duhet për të ruajtur stabilitetin.

 “Përsa i përket nismës së Ballkanit të Hapur ne jemi ne jemi në favor të integrimit rajonal për aq kohë sa është i hapur për këdo. Unë e kuptoj që është shumë i hapur edhe për Malin e Zi, për Kosovën, për Bosnjë-Hercegovinën në mënyrë që edhe ato të bëhen pjesë gjithashtu sepse ndihmon kështu të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit duke përdorur ma ha mendja përdorimin e standardeve dhe kuadrove të BE-së sa më shumë të jetë e mundur në mënyrë që të bëhet një lloj hapësire për atë çfarë ndodh më tej.

Unë jam vërtet i shqetësuar për Bosnjë-Hercegovinën pasi duket sikur serbët e Bosnjës në këtë moment po dhunojnë hapur, po shkelin hapur marrëveshjen e Dejtonit, dhe të Kushtetutës së Bosnjës. Po punojnë shumë në nivelet e BE-së për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar sistemin politik të ndahet në atë vend përgjatë vijave etnike.

Kjo thekson rëndësinë e dialogut por po kështu edhe të udhëheqjes së politikanëve të lartë në Ballkanin Perëndimor, me Edi Ramën vetë që është një shembull vërtet i mirë, i cili është i respektuar në të gjithë rajonin dhe është mjaft aktiv për të bërë atë çka mundet për të siguruar që rajoni të mbetet sa më i stabilizuar që të jetë e mundur.

Sepse shqetësimi ynë është se ajo që vjen si anë negative e kësaj është një influencë në rritje të Rusisë dhe Kinës dhe ne jemi të interesuar që perspektiva e BE-së të jetë e pranishme këtu dhe perspektiva e lidhjes më të ngushtë me Kinën apo Rusinë.”-tha Rutte.