Vendosni fjalën kyçe....

Mark Rutte: Shpresoj që Bullgaria të ndryshojë qëndrim, ju keni bërë shumë përparime


Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka shprehur qartë se mbështetjen e tij për mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ai tha që shpreson që të ndryshojë qëndrimi i Bullgarisë, ndërsa theksoi se Shqipëria ka bërë shumë.

“Është e drejtë që për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare të ndryshojë qëndrimi i Bullgarisë. Shpresoj që kjo të ndodhë. Do të ishte e drejtë, ju keni bërë kaq shumë përparime. Natyrisht që shumë keni bërë. Bashkimi Europian dhe Shqipëria duhet të forcojnë marrëdhëniet. Duhet të ketë diçka midis gjatë rrugës që ecim përpara.

Jam i lumtur që vendet tona zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ne bashkëpunojmë intensivisht. Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Ne vazhdojmë të takohemi. Le të vazhdojmë të punojmë kështu, të takohemi, ta ndërtojmë këtë miqësi dhe ta bëjmë më shumë praktike.”- tha Rutte.