Vendosni fjalën kyçe....

Abdixhiku: Kosova drejt zgjedhjeve, pushteti kërkoi “nënshtrim”



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve për shkak të, sipas tij, qasjes së pushtetit.

Në një postim publik, Abdixhiku theksoi se LDK-ja ka ofruar konsensus dhe bashkëpunim në proceset politike, por këto përpjekje, sipas tij, janë injoruar.

“Kërkuan konsensus. Ua dhamë. U takuam. Kërkuan emra. Thamë Vjosën. E injoruan. Kërkuan nënshkrime. Ua dhamë, 15 sosh, sa i kishim. Në fund, kërkuan gjënë e vetme që dinin, nënshtrimin. Këtë s’mund ta kishin”, shkroi ai.

Abdixhiku theksoi se dallimi mes LDK-së dhe pushtetit aktual lidhet me qasjen ndaj institucioneve dhe përfaqësimit të shtetit, duke përmendur edhe presidenten Vjosa Osmani.

Sipas tij, Osmani është parë nga pushteti vetëm si kuorum, ndërsa nga LDK-ja si një presidente përfaqësuese dhe dinjitoze e Republikës.

Në fund, Abdixhiku u shpreh se vendimin përfundimtar do ta japin qytetarët në zgjedhjet e ardhshme, duke bërë thirrje për bashkim rreth një vizioni për “një Kosovë normale, pa dramë dhe pa propagandë”.