Vendosni fjalën kyçe....

Makinat përplasen kokë më kokë në Tiranë, 8 të plagosur


Tetë persona janë plagosur nga një aksident në rrugën Tepelenë-Krahës. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.

Dy nga të plagosurit mund të dërgohen në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak se gjendja e tyre ka qenë më e rëndë.

Njoftimi

“Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”