Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Kamza: Rama u tall me familjet e përmbytura, siç bën me gjithë shqiptarët


Kreu i PD-së, Basha, ndodhet në bashkinë e Kamzës ku po zhvillon një takim me banorët e kësaj bashkie në turin e tij para protestës së 16 shkurtit.

Ai tha se kryeministri Rama ka mashtruar vazhdimisht banorët për sa i përket dëmshpërblimit nga përmbytjet duke mos u dhënë asnjë lek 700 familjeve të prekura.

“E mbaj mend shumë mirë atë ditë kur reshjet arritën kulmin dhe kjo zonë u përmbyt e gjitha. Kam qenë tek shumë prej jush dhe kam parë me sytë e mi se si banesat kishin dalë tërësisht jashtë funksionit. Kam parë me dhimbje të madhe, më është dashur të përmabja veten,  kur shikoja lot të prindërve sepse i gjithë mundi i jetës së tyre dhe kursimet e fëmijëve nga emigracioni i kishte marrë lumi.  

Në krye të detyrës ishin vetëm punonjësit e bashkisë dhe kryetari i bashkisë. Asnjë zyrtar i shtetit, i qeverisjes qëndrore nuk shihej. Edhe kur i kërkonin në telefon në raste emergjence nuk dukeshin. Erdhi dhe lëshoi dy apo tre batura e barcaleta, u rrahu krahun dy tre punëtorëve të bashkisë që po punonin, dhe i tha kryetarit, do të kesh fodnin 700 mijë Euro që të përballosh emergjencën. Natyrisht ishte një tjetër mashtrim. Asnjë kokërr leku nuk iu dha Bashkisë së Kamzës. Asnjë cent dëmshpërblim 700 familjeve të cilët u përmbytën për shkak jo vetëm të motit por paklujdesisë dhe neglizhencës së Edi Ramës.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se parimi i kryeministrit Rama është t’ia marrë shumicës dhe t’ia japë vetes së tij, ndërsa theksoi se ai tallet me familjet e përmbytura siç bën me gjithë shqiptarët.

“Edi Rama tallet me familjet e përmbytura, sikurse tallet me të gjithë shqiptarët. Ndërsa vetë sipas investigimit të medias, me njërëzit dhe famioljarët e tij, 4 milionë euro ka fituar vetëm për një ditë me ujin e KESH-it. Uji, kthehet në mallkim për njerëzit e thjeshtë dhe kthehet në pasurim për Edi Ramën.

Kjo është Shqipëria që ka ndërtuar Edi Rama. Kur vjen fjala tek ekonomia, bujqësia, ndihma sociale, apo tek studentët, shëndetësia, qeverisja e Edi Ramës përcaktohet me një fjali “Merri shumicës dhe jepja vetes tënde”. Kjo nuk është qeverisje, kjo është hajdutëri me ligj.” – mbylli Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *