Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 23-vjecari e plagoset drejtuesi i mjetit


Foto ilustruese

Një 23-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në rrugën Plepa-Romanat në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm ku një mjet tip ‘Mercedes-Benz’ është përplasur me një pemë.

Drejtuesi i mjetit, 23-vjeçari me iniciale E.K. është plagosur dhe është në gjendje të rëndë ndërsa bashkëudhëtari, 23-vjeçari me iniciale G.H., ka humbur jetën.