Vendosni fjalën kyçe....

Personat që falsifikojnë pasaportën e vaksinimit mund të dënohen në burg, ligji i ri në Gjermani


Drejtuesit parlamentarë të Gjermanisë thuhet se po përgatisin një projektligj për të zgjatur masat e koronavirusit deri në vitin e ardhshëm dhe kanë propozuar gjoba ose burgim për këdo që falsifikon certifikatat e vaksinës Covid-19.

Politikanët nga qeveria e mundshme e koalicionit të Gjermanisë kanë hartuar një ligj që zgjat masat e vendit për Covid-19 deri vitin e ardhshëm, raportoi ‘Bild’. Sipas raportit, ligji do të përmbajë gjithashtu dënime të ashpra për këdo që kapet duke falsifikuar të ashtuquajturat ‘pasaporta të vaksinës’, që përfshin gjoba ose deri në dy vjet burgim.

Akti i tanishëm për Mbrojtjen nga Infeksioni skadon më 25 nëntor, kështu që ligji i ri ka të ngjarë të futet dhe votohet përpara kësaj date.

Ministri në largim i Shëndetësisë, Jens Spahn, paralajmëroi të enjten për një ‘valë të katërt’ të infeksioneve me koronavirus gjatë dimrit dhe pohoi se rritja e tanishme e numrit të rasteve, të cilat arritën nivelin e tyre më të lartë javor të hënën që nga fillimi i pandemisë, po nxiteshin nga ‘ë pavaksinuarit’.