Vendosni fjalën kyçe....

Çudia në SHBA, të vaksinuarit e blejnë biletën e koncertit 18 dollarë, të pavaksinuarit 1 mijë dollarë


Një koncert i ardhshëm i grupeve punkut në Shën Petersburg, Florida, po u kushton shumë personave të pavaksinuar. Ata do duhet ta paguajnë biletën 55 herë më shumë se personat e vaksinuar.

Koncerti, me pjesëmarrjen e grupeve Teenage Bottlerocket, MakeWar dhe Rutterkin do të kushtojë 999,99 dollarë për ata që ose kanë zgjedhur të mos vaksinohen ose që nuk mund të vaksinohen, ndërsa ata që japin prova të vaksinimit do të marrin një ‘zbritje’ 98.2%, që do të thotë ulje të çmimit të biletave duke i blerë ato me vetëm 18 dollarë.

“Nëse blini një nga këto bileta paradhënie dhe paraqiteni pa kartën tuaj të vaksinimit ose ID-në e lëshuar nga qeveria, do t’ju duhet të paguani 981.99 dollarë.” – paralajmëruan organizatorët.

Vendimi u mor nga promovuesi i koncertit Paul Williams. Kritikët, megjithatë, kanë argumentuar se struktura e çmimeve është e padrejtë, me një tifoz punk që i tha ABC News se ajo nuk ishte në gjendje të vaksinohej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *