Vendosni fjalën kyçe....

Çmimi i Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave


Bitcoin ka arritur një rekord të ri të lartë, duke kaluar kufirin e 68,000 dollarëve për herë të parë. Ndërsa kriptomonedhat e tjera ndjekin shembullin, kapitalizimi total i tregut i të gjithave iu afrua 3 trilionë dollarëve.

Duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 68,382 dollarësh, Bitcoin u rrit me gati 5% në tegun aziatik.

Që nga fillimi i tetorit, Bitcoin ka qenë në rritje. Kapitalizimi total i tregut të kriptomonedhave arriti gati 3 trilionë dollarë brenda natës, sipas CoinMarketCap. N

dërsa bitcoin shikohet gjithnjë e më shumë nga investitorët si një depo e aseteve me vlerë, të dhënat e blockchain nga Glassnode tregojnë se numri i kuletave unike me një bilanc pozitiv të Bitcoin tani është afër nivelit të lartë rekord prej 38.7 milionë në maj.

Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë për nga kapitalizimi i tregut, gjithashtu vendosi një rekord të ri të martën, duke arritur në 4,823,95 dollarë për monedhë.