Vendosni fjalën kyçe....

Hapen gjykatat në vend, të hënën nis funksionimi i tyre


Nga 27 prilli të gjitha gjykatat në vend do nisin punën.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Veprimtaria në gjykatat e vendit është ndërprerë prej më shumë se një muaji për shkak të pandemisë Covid-19.

“KLGJ vendos rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, më datë 27.04.2020. Ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, në përputhje dhe respektim të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në vendim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *