Vendosni fjalën kyçe....

Tirana shpartallon Dinamon e thellon hendekun nga ndjekësit


Tirana ka shpartalluar Dinamon në derbin e mbrëmjes me rezultatin e thellë 4-0.

Bardheblutë e dominuan krejt takimin dhe falë suksesit të tyre dhe hapit fals të Kukësit e shohin veten gjashtë pikë larg vendit të dytë.

Dinamovitët nga ana e tyre janë në mesin e klasifikimit, shumë larg valles së kreut.

Nesër Kastrioti pret Partizanin në krizë e Laçi do përballet me Teutën. Sfida mes Egnatias e Vllazninë ul siparin e javës së tetë të Superligës.