Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Tapizë-Fushë Krujë, humb jetën bashkëshortja e njërit prej drejtuesve të mjetit


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin Tapizë-Fushë Krujë, ku dy automjete një “Audi” dhe një “Volkswagen” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ai pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një grua me inicialet Xh.Ç. Ajo ishte bashkëshortja e drejtuesit të “Volkswagen” me inicialet P.Ç, i cili gjithashtu ka mbetur i dëmtuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:25 dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Me datë 05.11.2021, rreth orës 23:25, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, është përplasur mjeti tip ‘Audi’ me drejtues shtetasin A. Ç., me mjetin tip ‘Volkswagen’ me drejtues shtetasin P. Ç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., dhe ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij shtetësja Xh. Ç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”-thuhet në njoftimin e Policisë.