Vendosni fjalën kyçe....

Beteja për hapësirën, Kina do ndërtojë stacionin e saj brenda vitit 2022


Pas suksesit të fundit duke dërguar në planetin Mars një sondë, Agjencia Hapësinore e Kinës ka njoftuar synimin për të nisur 11 misione të reja e dhjetëra astronautë në hapësirë brenda dy vitesh.

Yang Liëei, astronauti i parë i Kinës dhe tani një anëtar i Komitetit Kombëtar të Hapësirës e dha lajmin të shtunën.

Misionet e ardhshme do të përfshijnë nisjen e modulit kryesor të stacionit hapësinor në orbitë. Një laborator për eksperimente, një anije kozmike me njerëz dhe 12 astronautë do dalin në hapësirë. Pekini po synon të ndërtojë stacionin e tij të ri të përhershëm hapësinor në vitin 2022.

Yang inkurajoi gjithashtu të rinjtë kinezë që të bashkohen me programin hapësinor të vendit që zgjerohet me shpejtësi. Kina ka bërë përparime të mëdha në eksplorimin e hapësirës në vitet e fundit, duke përfshirë misionin e saj të fundit Tianëen-1 i cili arriti në orbitën e Marsit duke dërguar që andej fotografi e video.