Vendosni fjalën kyçe....

Sherr tek Ekonomiku, tre studentë përfundojnë në spitalin e Traumës


Tre studentë nga Fakulteti i Ekonomikut kanë përfunduar në spitalin e Traumës në kryeqytet, pas një incidenti që ka ndodhur pasditen e djeshme në një godinë ku po zhvillohej mësimi.

Studentët po e zhvillonin mësimin në një godinë shtetërore në Qytet Studenti, pasi godina e Universitetit të tyre është në rikonstruksion e sipër.

Dy persona nga jashtë kanë hyrë në një nga auditoret me justifikimin se i kishte dërguar dekani dhe janë konfliktuar me studentët për shkaqe ende të panjohura.

Pas konfliktit tre studentë ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Traumës. Edhe pse ngjarja ka ndodhur që prej ditës së djeshme, është zbuluar vetëm sot, ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet apo nga dekani.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *