Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar për plagosje të rëndë, arrestohet 18-vjeçari në Durrës


Policia e Durrësit ka arritur të arrestojë 18-vjeçarin Xhuljan Sejdini pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 vite burg për plagosje të rëndë me dashje.

Sjedinaj në shtator 2020 pas një konflikti ka plagosur me thikë shtetasin E.Z në një lokal në Sukth.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 2 vite burg për plagosje të rëndë me dashje.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim:

Xhuljan Sejdini, 18 vjeç, banues në Sukth, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.05.2021, e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin E. Z.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.